Angli, Celina do luaj te ekipi ku më parë luante Xherdan Shaqiri

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, stinorin pranveror do të luaj në formë huazimi te skuadra e Stok Sitit, aty ku më parë luante edhe Xherdan Shaqiri.

Celina aktualisht është një lojtar i skuadrës franceze të Dizhon, drejtuesit e së cilës skuadër e kishin blerë atë shtatorin e vitit 2020 nga ekipi i Suonsit.

Megjithatë Celina në asnjë moment nuk arriti të bind te Dizhon, duke u huazuar vazhdimisht nëpër ekipe tjera, siç ishte rasti së fundmi, kur në vjeshtë luante në Turqi me skuadrën e Kasimpasha, ndërsa edicionin 2021/2022 ishte pjesë e Ipsuiç Taun, për të cilën skuadër në 35 ndeshje kishte shënuar 6 gola, përfshirë këtu edhe  golin më të vlefshëm të sezonit, që ia shënoi Crewe-s në tetor të vitit 2021.

Tashmë Celina sërish rikthehet në futbollin anglez, për të provuar veten për herë të parë me fanellën e Stok Sitit, që garon në “Championship” dhe që aktualisht mban vendin e 18-të me 33 pikë, vetëm 7 pikë larg zonës së ftohtë. (infOSport.mk)

Leave a Reply