Spanja po rikthehet në një destinacion të pëlqyer nga futbollistët shqiptarë, teksa informacionet e fundit nga atje flasin se Valencia po interesohet për shërbimet e mesfushorit tetovar të Empolit, Nedim Bajrami, përcjellë “infOSport.mk”.
Gatuso është në kërkim të një mesfushori, ndërsa duke njohur personalisht Bajramin, që është krijuar si futbollistë pikërisht në Italinë e trajnerit të Valencias, ky i fundit ka dhënë dritë jeshile për të filluar negociatat.
Presidenti i Empolit ka kërkuar plotë 10 milionë euro për fantazistin shqiptar, por kjo shifër mund të ulet, pasi Bajrami kohëve të fundit nuk është një titullar fiks te skuadra italiane. Kështu palët shumë shpejtë pritet të futen në bisedime, ashtu që një çmim i kapshëm për drejtuesit e Valencias, shumë lehtë mund të ndodhte që Bajramin ta shohim në futbollin spanjoll, aty ku me mjaft sukses po paraqiten Vedat Muriqi, Ivan Balliu, Keidi Bare, Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku.
Kësaj liste mund ti shtohet edhe Endri Çekiçi, pasi për mesfushorin aktual të Konjaspor, interes ka shfaqur Real Sociedadi, pjesë e së cilës skuadër më parë ishte Adnan Januzaj. Ky i fundit për momentin mbron ngjyrat e Seviljës, mirëpo nuk po bind me paraqitjet e tij, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që këtë merkato të largohet përfundimisht nga Spanja. (infOSport.mk)