Ballkani fitues i SuperKupës së Kosovës

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka ka arritur një tjetër sukses historik, teksa sot në tokën turke arriti që të fitoj trofeun e SuperKupës së Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Është kjo hera e dytë që ky trofe mes skuadrave kosovare diskutohet në Turqi, aty ku  dy finalistët e këtij edicioni, Ballkani dhe Llapi po zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror.

Ballkani shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Lumbardh Dellova në minutën e 62, ndërsa ajo që vlen të theksohet është fakti se skuadra e Tahir Batatinës në këtë ndeshje nga minuta e 28-të luajti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Bekim Maliqit.

Për Ballkanin është ky vetëm trofeu i dytë në histori, pas atij të titullit kampion vitin e kaluar, kur Llapi kishte fituar njëkohësisht trofeun e Kupës. (infOSport.mk)

Leave a Reply