Berat Gjimshtiti përveç që është shndërruar në një pikë kyçe në formacionin e kombëtares shqiptare, 29-vjeçari me origjinë nga Lugina e Preshevës, është një lider i padiskutueshëm edhe te Atalanta.
Mirëpo si duket, Gjimshiti nuk po tregohet i madh vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka dhuruar një shumë të konsiderueshme në ndihmë të familjeve në nevojë dhe këtë ka zgjedhur ta bëjë te Fondacioni Humanitar “Spektri dhe Miqtë”.
Një gjest fantastik ky nga Gjimshiti që tregon shumë për anën e tij njerëzore.
Lajmin e ka bërë të ditur “RTV Spektri” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Gjimshtiti ka kontribuar në ndihmë të familjeve që jetojnë në skamje në luginën e Preshevës.
“Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit
Nuk e shohim të nevojshme ta përshkruajmë kush është Berat Gjimshiti sepse nuk besojmë që ekziston Shqiptarë që nuk din për yllin Tërnocas, futbollist i kombtares Kuq e Zi.
Por me kënaqsin më të madhe po ju njoftojmë se Berat Gjimshiti i dhuroi një donacion finansiarë të konsiderueshëm Fondacionit Humanitar “SPEKTRI DHE MIQTË” që do ti dedikohet Familjeve skamnore me nevoja të veçanta të Luginës së Preshevës por jo vetëm kaq, tash e tutje autoriteti i Beratit do të shfrytëzohet në Referencën e Fondacionit për aplikim edhe te Donatorët e huajë.
ZOTI E SHPËRBLEFT BERATIN DHE FAMILJEN”, ka shkruar “RTV Spektri”.