Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Struga Trim Lum prezanton Marjan Radeskin!

Struga Trim Lum sonte në darkë ka prezantuar edhe përforcimin e tretë gjatë kësaj merkatoje, sulmuesin Marjan Radeski. Bëhet fjalë për një sulmues të spikatur, i cili në elitën e futbollit vendor numëron plotë 257 ndeshje, 64 gola dhe 24 asistime, njofton “infOSport.mk”.

27-vjeçari Radeski me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa rikthehet në futbollin vendor vetëm pas një aventure 5 muajshe në futbollin armen, ku mbrojti ngjyrat e Pjunik.


Struga Trim Lum gati të bëjë një “BIG” goditje në sulm!


Ndryshe në futbollin vendor, Radeski ka luajtur për dy nga skuadrat më të mira në vend, Shkëndijën dhe FC Shkupin, 11 Oktomvrin, Metalurgun dhe Akademia Pandevin.

Radeski te Struga Trim Lum do të rigjejë Besart Ibraimin, me të cilin kishte luajtur edhe të Shkëndija, për të cilën skuadër ka zhvilluar më së shumti ndeshje, gjithsej 134. Me skuadrën tetovare, Radeski gjithashtu numëron më së shumti tituj, dy herë kampion dhe njëherë fitues i Kupës, ndërsa edicionin e kaluar kampion ishte shpallur me FC Shkupin.

Mbetet të shihet nëse Radeski do të shpallet kampion edhe me skuadrën e tretë në futbollin vendor, Struga Trim Lumin, me të cilën skuadër gjithashtu është në garë edhe për trofeun e Kupës. (infOSport.mk)

Leave a Reply