Fiton Ademi, autori i 8 golave në vjeshtë me Besën, premton gola edhe me Voska Sport

Fiton Ademi, autori i 8 golave të shënuar në stinorin vjeshtorë me fanellën e Besës së Dobërdollit, në pranverë do të veshë fanellën e Voska Sport, për të ndihmuar skuadrën nga Ohri në arritjen e objektivave.

Ademi te Voska Sport vjen për të ngritur edhe më shumë konkurrencën në repartin e sulmit, ndërsa kujtojmë se i njëjti është  prodhim i Shkëndijës së Tetovës.

Ai skuadrës së trajnerit Berat Imeri, iu bashkëngjit ditë më parë, duke arritur  nga rradhët e Besës së Dobërdollit.

“Te Voska Sport kam ardhur për të vazhduar rrugëtimin e golave. Premtoj se në çdo ndeshje do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit, e që pa dyshim se është inkuadrimi në Ligën e Parë. Pikërisht kjo bëri që edhe unë ti bashkohem kësaj skuadre, pra ambiciet e larta që kanë dhe harmonia që mbizotëron te kjo skuadër, duke filluar që nga kryesia, trajneri dhe vetë lojtarët” – u shpreh Fiton Ademi.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Ademi në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës kishte luajtur edhe me Struga Trim Lum në Ligën e Parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply