Besart Krivanjeva është emri i dytë i ri që i bashkohet Struga Trim Lum gjatë afatit kalimtar të dimrit. Krivanjeva së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, mirëpo pas ndodhive të fundit te skuadra kosovare, ku shumica e futbollistëve u larguan për shkak krizës financiare, i njëjti pranoi ofertën e skuadrës kampione të vjeshtës, që në rradhët e veta sjellë edhe një futbollistë mjaft kualitativ në repartin e mbrojtjes.
Krivanjeva është një emër i njohur për futbollin tonë vendor, pasi i njëjti për katër vite e gjysmë ishte pjesë e FC Shkupit, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Metalurgun.
Shkupjani verën e vitit 2021 bëri transferimin e parë jashtë vendit, duke iu bashkuar skuadrës së Egnatias në Superligën shqiptare, mirëpo vetëm pas një viti, me insistimin e trajnerit Zekirja Ramadani, Krivanjeva pranoi që të veshë fanellën e Gjilanit, për të cilën skuadër gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi 15 ndeshje, ndërsa gjithashtu luajti edhe në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës kundër FK Liepaja, me të cilën skuadër dy vite më parë po në kuadër të kompeticionit të njëjtë, kishte luajtur edhe STruga Trim Lum, tashmë ekipi i ri i 26-vjeçarit Besart Krivanjeva. (infOSport.mk)