Prishtina ka filluar të punoj për përforcime në afatin kalimtar të janarit, derisa ka bërë edhe goditjen e parë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Jalen Miller Blesa, i cili në gjysmë sezonin e parë ka shkëlqyer me Rahovecin në Ligën e Parë të Kosovës.
Sipas burimeve të Telegrafit, Prishtina ka kryer marrëveshjen me lojtarin dhe Blesa do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.
Blesa te Prishtina vjen si transferim i lirë pasi në klauzolën e kontratës me Rahovecin, ka pasur një marrëveshje që ti lejohet largimi në rast të ndonjë oferte nga ekipet e Superligës.
Zyrtarizimi i lojtarit nga Prishtina pritet të bëhet shumë shpejt, pasi janë mbyllur të gjitha detajet.
Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pa problem në të gjitha pozitat e repartit të sulmit.
Ai në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin gjatë stinorit vjeshtorë realizoi plotë 10 gola, nga gjithsej 19 që kishte shënuar e gjithë skuadra.
Kujtojmë, Prishtina pjesën e parë të sezonit 2022/23 e mbylli në pozitën e tretë me 27 pikë, 11 më pak se dyshja kryesuese Drita dhe Ballkani. (infOSport.mk)