Portieri i ri i FC Prishtinës, Egzon Bislimi, është huazuar te të skuadra e Shkëndijës së Hajvalisë, ekip që garon në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.
Egzoni iu bashkua Prishtinës në verën e vitit të kaluar nga Ramiz Sadiku.
Ai është portier me shumë perspektiv, ndaj dhe drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra kosovare vendosën për ta huazuar atë dhe për ta ndjekur vazhdimisht ecurinë në karrierën e tij.
Lajmi për huazimin e 22-vjeçarit e ka konfirmuar klubi i Shkëndijës përmes rrjetit social “Facebook”.