Voska Sport i ka rifilluar përgatitjet për vazhdimin e edicionit 2022/23. Nën urdhrat e trajnerit Berat Imeri dhe ndihmësve të tij, futbollistët iu rikthyen punës gjatë ditës së sotme.
Në një atmosferë tejet pozitive, lojtarët “bardhekaltër” e kryen së bashku stërvitjen e parë për vitin 2023, teksa mungesa e vetme, edhe atë me arsye, ishte Ermedin Adem, një ndër përforcimet më të bujshme të këtij afati kalimtarë, në të cilin skuadra e Voska Sport ende nuk ka thënë fjalën e fundit.
Kujtojmë, përveç Ermedin Adem, emra të rinj te Voska Sport gjatë stinorit pranveror do të jenë, edhe porteri Hadis Velii, qendërmbrojtësi Oliver Hristov, mesfushori difenziv, Arion Ziba si dhe dy sulmuesit e talentuar, Fiton Ademi dhe Ujkan Muça.
Që të gjithë këta, sot ishin prezent dhe u njohën me pjesën tjetër të skuadrës.
Voska Sport do të stërvitet në Ohër, aty ku tashmë kjo skuadër ka caktuar edhe disa ndeshje miqësore.