Shkëndija dhe Kamer Qaka ribashkohen, saktë një vit pasi mesfushori defanziv kaloi në Hungari te skuadra e Mezőkövesd Zsóry FC.
Fituesi i titullit kampion me Shkëndijën në sezonin 2020/2021 vjen sërish në Tetovë, i bindur se ka lënë në gjysmë misionin e tij me kuqezinjtë.
Duke njohur ambientin, Qaka me shumë optimizëm ka pranuar të kthehet në Tetovë, duke firmosur kontratë 2 vjeçare me Shkëndijën, me të cilën skuadër, kujtojmë kishte shënuar edhe golin e tij të parë në karrierë.
“infOSport.mk” rreth këtij transferimi ju kishte njoftuar që fjatë ditës së djeshme, ndërsa nëse dalin të sakta burimet tona, atëherë shumë shpejt drejtuesit e Shkëndijës para opinionit do të prezantojnë edhe Eraldo Çinarin, që së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke të Samsunspor. (infOSport.mk)