FC Shkupi është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me qendërmbrojtësin Darko Ilieski. Këtij të fundit i kishte përfunduar kontrata me skuadrën e Struga Trim Lum dhe pasi nuk kishte gatishmëri nga të dyja palët për vazhdimin e kontratës, i njëjti tashmë po sheh opcionin për të kaluar në rradhët e skuadrës kampione të FC Shkupit.
Informacione të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët janë duke precizuar detajet e fundit rreth marrëveshjes, e cila do të nënshkruhej për 18 muaj.
27-vjeçari Ilieski bëri një super gjysëmsezon te Struga Trim Lum, duke luajtur në 15 ndeshje, ku realizoi edhe 2 gola.
Për Ilieskin do të jetë kjo hera e dytë që do të veshë fanellën e FC Shkupit, pasi i njëjti kishte luajtur edhe në sezonin 2019-2020.
Përveç FC Shkupit, interes për Ilieskin kishte shfaqur edhe Tikveshi, për të cilën skuadër gjithashtu kishte luajtur edhe në të kaluarën.
Kujtojmë, në futbollin vendor Ilieski gjithashtu kishte luajtur edhe për skuadrat nga Pellagonia, Pobedën dhe Pelisterin, pastaj Metalurgun dhe Borecin, si dhe skuadrën sllovene të Koper dhe atë të Armenisë, Shirak. (infOSport.mk)