Arion Ziba është futbollisti i rradhës që i bashkohet skuadrës së Voska Sport, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 21-vjeçar, i cili te skuadra nga Ohri vjen në formë huazimi nga rradhët e Struga Trim Lum.
Ai luan si mesfsushor difenziv, ndërsa me angazhimin e tij, me siguri se Voska Sport ka përfituar në kualitet, por njëkohësisht edhe në një konkurrencë të shëndoshë brenda skuadrës.
Ndryshe Ziba gjatë karrierës së tij ka provuar veten edhe me FK Labunishtën dhe Veleshtën.
Kujtojmë, emra të rinj te Voska Sport gjatë këtij afati kalimtarë, janë edhe Ermedin Adem, Hadis Velii dhe Fiton Ademi. (infOSport.mk)