Portieri me përvojë shumë vjeçare në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Burhan Mustafa është afër largimit nga ekipi i Gostivarit.
Sipas burimeve tona në mes Mustafës dhe klubit ka pasur një mosmarrëveshje, e cila si duket do të përfundojë me largimin e Mustafës nga klubi i Gostivarit.
Kujtojmë se Mustafa ishte një ndër transferimet më të bujshme të verës së kaluar, pasi nga portier i parë në Rabotniçki përqafoi projektin e Gostivarit në Ligën e Dytë.
Pritet që në merkaton e janarit, portieri shkupjan të gjej destinacion të ri.