FIFA zbulon renditjen më të re, ja ku ndodhet Argjentina e Messit, por edhe Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova

FIFA ka zbuluar zyrtarisht renditjen më të re të kombëtareve, në të cilën Kampionja e re e Botës, Argjentina renditet në pozitën e dytë, ndërkohë Brazili sërish mbetet në krye të saj.

Finalistët e Francës pozicionohen në vendin e tretë, ndërkohë Belgjika pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, renditet në pozitën e katërt.

Pasojnë Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja, që mbyllin TOP10-in, derisa befasia më e këndshme e Botërorit të fundit, Maroku mban pozitën e 11-të, duke lënë pas vetes edhe kombëtare si Zvicra, SHBA-të, Gjermania, Meksika, Uruguai, etj.

Ndërkohë sa i përket përfaqësueses së Maqedonisë, kjo e fundit nuk ka ndryshuar pozitë për dallim nga muaji i kaluar, ashtu që renditet në pozitën e 65-të. Vetëm një pozicion më poshtë ndodhet Shqipëria, ndërkohë Kosova mban pozitën e 107-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply