Renditja e UEFA, Shkëndija klubi më mirë i renditur nga Maqedonia, Vardari gati prek fundin!

Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar renditjen më të re në rang klubesh, pjesëmarrëse në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në 5 sezonet e fundit.

Bazuar në statistikat e gjithesecilit klub, Shkëndija e Tetovës mban pozitën e 151-të nga gjithsej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës.

Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq komplet listën e klubeve shqiptare, përfshirë këtu edhe ato nga Shqipëria e Kosova.

Vlen të ceket se Shkëndija del lidere e klubeve vendore e shqiptare falë paraqitjeve të mira në kontinuitet në Kupat e Evropës.

Menjëherë pas tyre nga klubet e Maqedonisë, renditet FC Shkupi, që mban pozitën e 185, ndërsa larg kësaj dyshe renditen Makedonija GJ.P (pozita e 356-të), Sileksi (361), Akademia Pandev (382), Renova (409), Struga Trim Lum (417), Vardari (418) dhe Rabotniçki (418).

Më afër Shkëndijës, sa u pëket klubeve shqiptare, është Laçi i Shqipërisë, ndërkohë klubi më mirë i ranguar kosovar është, Drita e Gjilanit, që pozicinohet si e 199-ta. (infOSport.mk)

Leave a Reply