Goli i Lionel Messit në kohën shtesë në finalen e Kupës së Botës ka shkaktuar disa polemika në Francë, ku shumica pretendojnë se ai duhej të ishte anuluar.
Messi shënoi nga afërsia në pjesën e dytë të kohës shtesë për të kaluar Argjentinën në epërsi 3:2, megjithatë kishte pretendime se goli duhej të ishte anuluar për shkak se dy zëvendësues të Argjentinës duke u ngrohur në anën e fushës hynë në fushë përpara se topi të kalonte vijën.
Sipas ligjeve të lojës të FIFA-s, një gol duhet të anulohet nëse një person shtesë është në fushë kur shënohet goli.
Sipas atij rregulli, atëherë arbitri duhet ta kishte anuluar golin. Sidoqoftë, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i cili bën rregullat, ka deklaruar për “The Athletic” se rregulli do të ishte i rëndësishëm vetëm nëse lojtarët do të ndërhynin në lojë.
Nuk ndodhi kështu me golin e Messit pasi dy zëvendësuesit ishin shumë larg aksionit.
“Një person shtesë në fushën e lojës, si një top shtesë, zakonisht konsiderohet problem ‘vetëm’ nëse ka ndërhyrje në lojë, kundërshtarë apo zyrtarë të ndeshjes”, – thuhet në deklaratën e IFAB në lidhje me rregullin.