Skuadra e Barcelonës pret që Paris Sen Zhermeni të paguajë shumë për klauzolën e brazilianit Nejmar që kap shifrën e 220 milion eurove, që këtë javë.
Një informacion të tillë bënë me dije specialisti i “Sky Sports” për futbollin spanjoll, Gijom Balagi, i cili pohon se si rezultat i këtij transferimi të brazilianit në Paris, Barcelona do të dërgojë një ofertë për brazilianin e Liverpullit, për të cilin sipas “Daily Mail”, skuadra angleze ka refuzuar 80 milion euro.
Në numrin e së shtunës, “La Parisien” në faqen e saj të parë kishte shkruar se Nejmar ka pranuar transferimin te PSZH-ja dhe se kjo marrëveshje do të realizohet shumë shpejtë.
Ndërkohë në anën tjetër trajneri i “katalunasve”, Ernesto Valverde, në konferencën për shtyp para ndeshjes Barcelona – Juventus tha se nuk i interesojnë shumë thashethemet lidhur me Nejmar, të cilin e konsideron si futbollist të tij.