Federata Spanjolle e futbollit ka vendosur të shkarkojë nga detyra e trajnerit Luis Enriken, i cili me kombëtaren e Spanjës në Botërorin “Qatar 2022” u eliminua nga Maroko që në fazën e 1/8 së finales.
Mirëpo krerët e futbollit spanjoll nuk kanë pritur shumë në emërimin e trajnerit të ri, pasi vetëm një orë më vonë këtë post i’a kanë besuar trajnerit të deritanishëm të kombëtares U21, Luis De La Fuente.
Më parë i njëjti kishte punuar edhe me U19 dhe U23 të Spanjës, derisa angazhimi i fundit, ai i të parit të kombëtares së seniorëve të Spanjës, do të jetë angazhimi më serioz gjatë karrierës së tij, ku ka arritur të drejtojë skuadrat e ligave të ulëta, si Portugalete dhe Aurera, ekipin B të Atletik Bilbaos dhe Alaves.