Një xhiro para fundit të stinorit vjeshtorë, Struga Trim Lum ka arritur të shkruaj historinë, duke u shpallur kampion vjeshte në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra strugane shënoi fitore minimale 1:0 përballë Akademia Pandev, duke arkëtuar pikët e mjaftueshme që i siguruan titullin e pjesës së parë të kampionatit. Golin e vetëm për Struga Trim Lum në këtë ndeshje e realizoi mbrojtësi Darko Ilieski në minutën e 69-të.
Ish mbrojtësi i FC Shkupit, u gjind mjaft mirë në zonën kundërshtare, duke reaguar mjaft mirë në shtyllën e dytë pas harkimit nga gjuajtja e lirë nga ana e Besmir Bojkut.
Struga Trim Lum kishte kontroll të plotë gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo kushtet e vështira për lojë që ofronte fusha, por edhe loja mbrojtëse e praktikuar nga ana e skuadrës mysafire ua vështirësoi punën futbollistëve vendas, që në fund duheshe të pajtohen me vetëm një gol në rrjetën e Alçevskit.
Ky gol, megjithatë ka shumë vlerë për Struga Trim Lum, pasi kësaj skuadre i siguroi 3 pikëshin e rradhës, që bënë dallimin në 5 pikë ndaj ndjekësit më të afërt, FC Shkupit, që këtë xhiro mundi Bregallnicën.
Struga Trim Lum pas 16 ndeshjeve të zhvilluara numëron 36 pikë, derisa FC Shkupi me një ndeshje më pak renditet në pozitën e dytë më 31 pikë. (infOSport.mk)