Fjuri nokauton Çisoran, mbron titullin WBC

Tajson Fjuri ka arritur që të mbroj titullin WBC në peshat e rënda, duke mundur sonte Derek Çisoran me nokaut në raundin e  10-të, njofton “infOSport.mk”. e ka nokautuar Dereck Çisoran të shtunën në mbrëmje për ta mbrojtur me suksesin titullin ËBC në peshën e rëndë.

Fjuri e dominoi në tërësi meçin e zhvilluar në stadiumin e Tottenhamit, duke arritur në fund me plotë meritë edhe tek fitorja e tretë përballë këtij kundërshtari.

Kujtojmë, Fjuri e kishte mundur Çisoran edhe në vitin 2011 dhe 2014.

Ndryshe për Fjurin ishte kjo fitorja e 33-të në karrierën profesionale dhe e 24-ta me nokaut, derisa ka edhe një barazim. Në anën tjetër Çisora regjistroi edhe disfatën e 13-të në karrierë.

Leave a Reply