Gazetaria sportive në vendin tonë është në një nivel shumë të ulët. Duke pasur parasysh se mungojnë emisione sportive, debate sportive nëpër TV tona, mbulim jo adekuat i ngjarjeve sportive në vend, etj, ajo që vërejmë së fundmi është se gazetaria sportive në Maqedoni po përdor edhe standarde të dyfishta, shkruan “infOSport.mk”.
Rasti më i freskët ka të bëjë me portalin sportiv në gjuhën maqedone, “ekipa.mk”, që për dy gjeste jo sportive të bëra nga ana e futbollistëve në ndeshjen Serbi-Zvicër, ka përdor standard të dyfishtë.
Ky alamet portali gjestin e sulmuesit serb Dushan Vlahoviç e cilëson si heroik, derisa të njëjtin gjest të Granit Xhakës, vetëm se ky i fundit është shqiptarë, e cilëson si gjest provokativ.
Vërtetë i pakuptimtë ky raportim i “kolegëve” tanë maqedonas, të cilët në këtë rast tregojnë vlera shumë të ulëta gazetareske. (infOSport.mk)