Ashtu sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit, skuadra e Vitisë që garon në Ligën e Dytë të futbollit kosovar ka vendosur të angazhojë futbollistë shkupjan.
Vitin e kaluar te kjo skuadër u transferuan Minas Osmani, Nermin Bishevac dhe Ertan Hasan, me këtë të fundit, që ka vazhduar edhe më tej të jetë pjesë e Vitisë, ndërsa ditë më parë kësaj skuadre iu bashkuan, edhe Sunaj Hasan, Zejnulla Jashari dhe Muamer Aili.
Që të tre kanë nënshkruar kontrata një vjeçare, duke shpresuar se bashkë me ekipin do arrijnë objektivat në sezonin e ri.
Sulmuesi Sunaj Hasan së fundmi ishte pjesë e Gostivarit, me të cilën skuadër arritën që të ngjiten në Ligën e Dytë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe me skuadrat si EuroMilk dhe Vëllazërimi.
21-vjeçari Jashari te Vitia kalon nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa Muamer Alili një fëmijë i FC Shkupit së fundmi ishte pjesë e Besës në Ligën e tretë futbollistike të Maqedonisë.