Lionel Messi është future në historinë e futbollit botëror, duke thyer edhe një rekord tjetër. Goli dhe asisti sonte në ndeshjen ndaj Meksikës, jo vetëm që e ndihmoi Argjentinën për të siguruar fitoren e parë në Botërorin “Qatar 2022”, por njëkohësisht i solli edhe një arritje tjetër personale.
Me 35 vitet e tij e 155 ditë, ai u bë futbollisti më i vjetër në kuadër të Botëroreve që shënon dhe asiston në një ndeshje të njëjtë.
Kjo ndodhi 16 vite pas Botërorit të vitit 2006 në Gjermani, kur sërish Messi në ndeshjen kundër Serbisë dhe Malit të Zi, kishte shënuar sërish, duke u bërë futbollisti më i ri që arrinë një gjë të tillë. Atë kohë Messi ishte 18-vjec e 357 ditë. Një rekord ky që ende nuk është thyer.