Messi barazohet me Maradonën dhe Ronaldon!

Lionel Messi shënoi sonte golin e parë ndaj Meksikës, duke paralajmëruar fitoren e Argjentinës 2:0 ndaj Meksikës në kuadër të grupit “C”, njofton “infOSport.mk”.

Goli i sotëm për yllin argjentinas ishte i 6-ti me rradhë me fanellën e Argjentinës dhe i 8-ti në kuadër të Kampionateve Botërore.

Në këtë mënyrë Messi barazohet me me Diego Armando Maradonën dhe konkurrentin e tij të përjetshëm, Kristiano Ronaldo, të cilët gjithashtu kanë shënuar nga 8 gola në kuadër të Botëroreve. Messi këto 8 gola i ka realizuar në 21 ndeshje, derisa Ronaldo në 18-të.

Të njëjtin numër të golave në kuadër të KB, kanë shënuar edhe Giljermo Stabile, Rivaldo, Leonidas, Ademar, Rudi Feler dhe Oskar Miges.

Leave a Reply