Futbollisti kumanovarë, Orhan Mustafi është rikthyer në Zvicër, atje ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Mustafi i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës kineze të Kitche, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Rapperswil-Jona, që sezonin e ri do të luaj në “Challenge League”.
27-vjeçari Mustafi gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të ndryshme. Ai në elitën e futbollit zviceran numëron 54 ndeshje, ndërsa 48 numëron në “Challenge League”, duke qenë pjesë e skuadrave si Cyrih, Bazel, Arau, Grashopers, Vill, Lugano, Le Mont.
Jashtë Zvicrës përveç në Kinë, Orhan Mustafi ka luajtur edhe në Gjermani, me Arminia Bilefilld (12 paraqitje në Bndesliga II), si dhe Skoci, te skuadra e Ros Kauntit.
Mustafi me fanellën e Rapperswil-Jona pritet të debutojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në “Challenge League”, që në program është me datë 24 korrik në transfertën ndaj Shafhauzen. Rikujtojmë sezoni i ri starton sonte me ndeshjen, Ksamaks – Arau.