Ish trajneri i Makedonija GJ.P emërohet trajneri i Besës nga Dobërdolli

Aleksandar Tanevski është emëruar trajner i ri i skuadrës së Besës nga Dobërdolli, njofton “infOSport.mk”.

Strategu shkupjan te skuadra shqiptare do të pasojë Amir Veliun, i cili dha dorëheqje menjëherë pas disfatës së fundit 3:0 nga Detonit Plaçkovica, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 12-të në Ligën e Dytë.

Për KF Besën ishte kjo disfata e 6-të sezonale dhe e treta rradhazi, duke bërë që skuadra nga Dobërdolli të ndjejë rrezikun e mbijetesës.

Pas 12 xhirove, KF Besa ka tubuar 14 pikë, duke u renditur në pozitën e 9-të.

Kështu pas largimit të trajnerit Veliu, drejtuesit e kësaj skuadre e menduan mirë pasuesin e tij, duke vendosur që postin e trajnerit t’ia besojnë  Tanevskit, i cili gjatë karrierës së tij, përveç Makedonija GJ.P., kishte drejtuar edhe Skopjen dhe Akademia Pandevin.

Pikërisht eksperienca e tij pritet që të ndihmojë ekipin shqiptarë nga Dobërdolli, që në kuadër të javës së 13-të në shtëpi do të mirëpret Borecin. Duke pasur parasysh se skuadra nga Velesi aktualisht renditet vetëm në pozitën e fundit të tabelës së klasifikimit, do të jetë kjo një mundësi e mirë për Tanevskin, për të debutuar me fitore në bankinën e Besës së Dobërdollit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply