Një nga elementët e ekipeve kombëtare në Botërorin e Katarit është logjistika, ku thelbësore janë fanellat, të cilat për tifozët janë të shenjta, sepse fundja identifikojnë një kombë të tërë.
Por kombëtarja e Ganës është në ankth për uniformat. Përgjegjësi i kombëtares së Ganës i ka harruar fanellat e këtij ekipi në shtetin e tij, teksa kjo gjë u vu re vetëm gjatë akomodimit në hotelin përkatës në Katar.
Fanellat do të dërgohen në Katar tashmë përmes shërbimeve postare, por në një fluks të tillë këto ditë pritet të vonojnë.
Federata e Ganës frikësohet se fanellat nuk do të mbërrijnë me kohë për ndeshjen e tyre të parë për shkak të shërbimeve të ngadalshme postare në Ganë.
Kombëtarja ganeze në kuadër të Botërorit “Qatar 2022” do të luaj në grupin “H”, së bashku edhe me Uruguajin, Korenë e Jugut dhe Portugalinë. Ndeshjen e tyre të parë në këtë botëror, Gana do ta zhvillojë me 24 nëntor kundër Portugalisë.