9-të ditë para se të nis Botërori i futbollit në Katar, FIFA konfirmoi rregullat e reja të ekzekutimit të penaltive, në rast se ndeshja mbyllet me barazim pas kohës së rregullt ose kohës shtesë.
Me rregullat e reja, penalltitë do të lejohen vetëm për lojtarët që kanë qenë në fushën e lojës, para përfundimit të ndeshjes, pra nuk do të ketë ndërrime pas mbylljes së ndeshjes, me përjashtim të vetëm të portierit.
Kjo me kusht që ekipi të dëshiron të bëj ndërrimin dhe të dyja skuadrat do të duhet të gjuajnë me të njëjtin numër të lojtarëve.
Në rast se njëra nga skuadrat e përfundon ndeshjen me më pak se 11 lojtarë, dëmtim apo përjashtim me karton të kuq, skuadra tjetër do të duhet të eliminojë aq lojtarë, sa duhet për të barazuar numrin e lojtarëve të disponueshëm në ekipin kundërshtarë.