Struga Trim Lum ka fituar derbi ndeshjen e javës së 15-të kundër Shkëndijës, duke vazhduar kryesimin në renditje, derisa shumë pranë tyre tashmë ndodhet edhe FC Shkupi, skuadër kjo që në ndeshjen e parë si nikoqir në Kërçovë, për shkak të suspendimit të terrenit në Çair, mundi Skopjen me shifrat 3:1, njofton “infOSport.mk”.
Struga Trim Lum shënoi fitore minimale 1:0 ndaj skuadrës së Qatip Osmanit, falë golit të shënuar nga Hristijan Maleski në minutën e 40-të. Shkëndija tentoi fare në fund për ti shpëtuar disfatës, mirëpo dy tentativat e sulmuesit rezervë, Vlatko Stojanovski, rezultuan të pasuksseshme.
FC Shkupi edhe përkundër disavantazhit që kishte vetëm pas 3 minutave lojë përballë rivalit lokal, Skopjes, në fund regjistroi fitore 3:1, falë golave të shënuar nga Cefas (19’), Margveashvili (22’) dhe Hamidi (51’).
Fitore komode edhe për Tikveshin dhe Akademia Pandev, skuadra këto që mundën me shifrat 3:0, Rabotniçkin, gjegjësisht Sileksin.
Java e 15-të mbyllet nesër me ndeshjen në Gjorçe Petrov të Shkupit, ku mejdanin do të ndajnë Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit dhe Bregallnica.
E lirë këtë javë, është skuadra e Pobedës. (infOSport.mk)
LPFMV – Java XV |
||||||||||||||||||
|