Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll, teksa sonte në ndeshjen e tij të 12-të realizoi golin e 8-të sezonal, njofton “infOSport.mk”.
Sulmuesi “dardan” sonte shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Majorkën përballë Atletiko Madridit, që vazhdon të zhgënjej tifozët e vetë.
Ndryshe goli i sontëm për Muriqin ishte i katërti rradhazi, pasi i njëjti kishte realizuar edhe në ndeshjet ndaj Valencias, Espanjollit dhe Viljarealit.
Muriqi gjatë këtij sezoni gjithashtu i ka shënuar edhe Real Madridit, Rajo Valjekanos dhe Real Betisit, duke konfirmuar formën e shkëlqyeshme në të cilën po kalon.
Ishte kjo fitorja e 5-të për Majorkën këtë edicion, skuadër kjo që pas 14 xhirove renditet në pozitën e 10-të me 19 pikë, derisa Atletiko Madridi me 24 pikë renditet në pozitën e 6-të. (infOSport.mk)