Ja sa të holla përfitoi Shkëndija pas kualifikimit në raundin e tretë

Shkëndija të enjten në Helsinki të Finlandës festoi kualifikimin për në raundin e tretë të Liga Evropa, pasi në dy luftim eliminoi skuadrën e HJK Helisnkit.

1:1 u mbyll ndeshja e djeshme, ndërsa si pasojë e fitores në ndeshjen e parë në Strumicë me rezultatin 3:1, Shkëndija i vazhdoi garat më tutje.

Deri në këto momente “”kuqezinjtë” nga UEFA kanë përfituar plotë 675 mijë euro, duke mos llogaritur këtu shumat nga të drejtat televizive, biletat apo reklamat, shkruan “infOSport.mk”.

GARAT EVROPIANE! JA SA TË HOLLA DO TË PËRFITOJNË SHKËNDIJA DHE RABOTNIÇKI

Shkëndija ka fituar 215 mijë euro për pjesëmarrjen në raundin e parë të Liga Europa, ndërsa me kualifikimin në raundin e dytë pas eliminuan Daçian, “kuqezinjtë” nga Tetova morën edhe 225 mijë euro të tjera.

Pas eliminimit të Helsinkit të enjten, kësaj shumë iu shtuan edhe 235 mijë euro të tjera, që në total arrinë shifrën e 675 mijë eurove.

Shkëndija në turin e tretë eliminatorë do të përballet me skuadrën lituaneze të Trakai, që dje eliminoi suedezët e Norçepingut.

Leave a Reply