Dëshira e Izair Eminit në prag të ndeshjes me Vardarin!

Izair Emini pa dyshim se është një ndër liderët e Voska Sport, ndërsa përvoja e tij në futbollin vendor me siguri se do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin nga Ohri në takimin e sotshëm ndaj skuadrës me më shumë trofe në futbollin vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Emini thotë se Voska Sport edhe në këtë ndeshje dëshiron të mbetet e pamposhtur dhe të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa disfatë në Ligën e Dytë.

“Gjithsesi nga ky derbi duam të dalim të pamposhtur që të vazhdojmë serinë e ndeshjeve pa disfatë sa më shumë që është e mundur” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, kapiteni i Voska Sport, Izair Emini, i cili ka edhe një dëshirë: “Edhe një gjë do kisha dashur që ky derbi të zhvillohej ne stdiumin “Todor Proeski” dhe të merte epitetin e një derbi të vertetë dhe kush të jetë më i miri le të fitoj ndeshjen”.

Ndeshja midis Vardarit dhe Voska Sport luhet sot me fillim në ora 13:30. (infOSport.mk)

Leave a Reply