Vardar-Voska Sport, ndeshja që tërheq vëmendjen në futbollin vendor

E shtuna në futbollin vendor është e rezervuar për super derbin e Ligës së Dytë midis Vardarit dhe Voska Sport, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Shkup, ndërsa “kuqezinjtë” do të tentojnë të rikthejnë pozitën e parë, që aktualisht mbahet nga skuadra shqiptare nga Ohri, Voska Sport.

Këta të fundit në 9 xhirot e para nuk njohin disfatë, duke regjistruar 7 fitore dhe 2 barazime, ndërsa në Shkup do të udhëtojnë me të vetmin qëllim që të vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa disfatë dhe të ruajnë pozitën e parë në renditje edhe pas xhiros së 10-të.

Kujtojmë këto dy skuadra edhe edicionin e kaluar luftuan deri në fund për pozitën e dytë, të cilën në fund e arriti Voska Sport, por duke mos i’a arritur qëllimit që të sigurojë një vend për në Ligën e Parë, që njëherit është edhe synimi kryesor i kësaj skuadre edhe këtë edicion, së bashku edhe me Vardarin dhe Gostivarin.

Këta të fundit renditen në pozitën e tretë, me vetëm dy pikë më pak se Voska Sport (23 pikë), derisa Vardari me 22 pikë mban pozitën e dytë.

Kutjojmw pikwrisht Gostivari javwn qw shkoi i shkaktoi disfatwn e parw Vardarit nw Ligwn e Dytw, duke e mundur me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply