Futsal Shkupi ka pësuar edhe disfatën e dytë në kuadër të grupit 8 të Ligës së Kampionëve, duke pësuar këtë herë nga sllovakët e Luçenec, njofton “infOSport.mk”. Pas disfatës së mbrëmshme 9:2 nga skuadra e Diferdanxh nga Luksemburgu, sot të përzgjedhurit e trajnerit Ferid Agushi pësuan disfatë 4:0 ga përfaqësuesi sllovak, skuadër kjo që dje barazoi 2:2 ndaj kampionëve çek të Krudim.
Atila Fehervari në minutën e katërt shënoi golin e parë për Luçenec, derisa 3 minuta më vonë Roberto Greshko realizoi edhe golin e dytë, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në të dytën mysafirët dy golat e sigurisë i realizuan brenda dy minutave, edhe atë në minutën e 29-të me anë të Dominik Ostrak dhe në minutën e 30-të kur Marek Belanik vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.
Ndeshjen e radhës dhe të fundit, Futsal Shkupi do ta zhvillojë të shtunën ndaj çekëve të Krudim, që në takimin e sotëm ndaj Diferdanxh, kishin shënuar fitore 2:1, duke udhëhequr në këtë mënyrë grupin me 6 pikë maksimale. (infOSport.mk)