Bajrami nga afër analizon FC Shkupin, kundërshtarin e së dielës

E mërkura solli katër ndeshje të javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistke, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të FC ShkupiT në Çair mirëpritën ekipin e Tikveshit, ndaj së cilës skuadër shënuan fitore 4:2, duke u hakmarrë në këtë mënyrë për atë disfatë 3:1 në Kavadar në ndeshjen e parë të këtij sezoni.

Në mesin e spektatorëve në këtë ndeshje në stadiumin e Çairit, ishte edhe ish-futbollisti dhe ish-trajneri i FC Shkupit, Muharem Bajrami, që aktualisht luan rolin e trajnerit te Makedonija GJ.P.

Skuadra e tij ishte e lirë këtë xhiro, ndërsa Bajrami e shfrytëzoi këtë që për së afërmi të analizojë lojën e FC Shkupit, me të cilën skuadër do të takohen këtë të diele.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara në kampionat, Makedonija GJ.P numëron 12 pikë, 9 më pak se FC Shkupi që renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply