Në prill të vitit 2020, “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit duhej të zhvillohej në “Kamp Nou”, por u anulua shkaku i COVID-19.
Ndonëse tifozët ishin të zhgënjyer, rezultoi se ky vendim i ka shpëtuar jetën shumë tifozëve, por edhe futbollistëve.
Policia spanjolle kishte arrestuar një shtetas maroken me dyshimin se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë ndeshjes.
Ai donte ta aktivizonte ekspolozivët që do t’i sillte me dron.
Tani, marokeni i paidentifikuar është dënuar me tre vjet burg.
Ai ishte pjesë e ISIS-it dhe donte ta bënte këtë krim terrorist në këtë ndeshje.