Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur ta shtyjë derbi ndeshjen e javës së 14-të në “AlbiMall Superligë”, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, ndeshje kjo e planifikuar për të zhvilluar të dielën më 30 tetor.
Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në Ligën e Konferencës kundër Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani-Prishtina, Komisioni i Garave pranë FFK-së do të vendosë së shpejti.