Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit nëntor do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, që seleksionuesit Alain Giresse do t’i shërbejnë për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Europian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Ndeshjen e parë Kosova e luan me 16 nëntor ndaj Armenisë, ndërsa tre ditë më vonë do të luaj ndaj Ishujve Faroe. Që të dyja këto ndeshje “dardanët” do ti zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kujtojmë, Kosova, javë më parë, mësoi edhe rivalët e grupit për eliminatoret e Euro 2024, ku bën pjesë në Grupin “I”, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Ndeshjen e parë kualifikuese Dardanët do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, më 25 mars.