Pique ‘detyrohet’ të veshë fanellën e Barcelonës me logon e Shakirës!

Tallje e madhe për Gerard Pique. Lojtari duhet të veshë fanellën me mbishkrimin “Shakira”. Arsyeja? Gjithë faji i marrëveshjes mes Barcelonës dhe Spotify.

Klubi katalanas, me rastin e ndeshjes së fundjavës kundër Real Madrid, kishte veshur një fanellë me logon e OVO, markë veshjes themeluar nga reperi i famshëm kanadez Drake, i cili së fundmi ka bërë histori duke u bërë artisti i parë që ka arritur shifrën 50 miliardë klikime në Spotify.

Shakira, sipas shtypit spanjoll, mund të jetë artistja e radhës që do të përfitojë nga kjo marrëveshje sponsorizimi.

Barcelona dhe Spotify kanë vendosur ta festojnë partneritetin e tyre me një sërë fanellash unike, ku emri i sponsorit do të zëvendësohet me atë të disa artistëve. Drake ishte i pari që u shfaq në fanellën e Barçës, me rastin e “El Clasico”, dhe tani mund të jetë rradha e Shakirës.

Sipas gazetarit Moises Llorens, marrëveshja është në prag të nënshkrimit. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as nga Shakira dhe as nga Barcelona.

Në Spanjë, megjithatë, janë të sigurt se Barcelona po planifikon “ribashkimin” mes Gerard Piqué dhe ish-partneres.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi këngën e saj të re “Monotonia”, të realizuar me kolegun e saj portorikan Ozuna. Një këngë që sipas burimeve të brendshme flet për ndarjen me Piqué.

Shakira vazhdon të mbledhë suksese njëri pas tjetrit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mbrojtësin. Spanjolli po përjeton një fillim të vështirë të sezonit. Pak paraqitje dhe paraqitje për t’u harruar.

 

Leave a Reply