Numri një i Shkëndijës, Lazim Destani së bashku me mikun e tij nga Shkupi, Enver Maliqi sot me aeroplan privat kishin udhëtuar drejt Helsinkit. Në foto shihet se si të dy të buzëqeshur nisen drejt qytetit finlandez, ndërsa për meny ata shijojnë ushqimet tradicionale.
Prezenca e Destanit në Helsinki i solli fat Shkëndijës, pasi skuadra tetovare arriti që të kualifikohet për në raundin e tretë të garave në Liga Evropa. Shkëndija barazoi 1:1 ndaj HJK Helsinkit, rezultat ky i mjaftueshëm që “kuqezinjtë” të vazhdojnë tutje, pas asaj fitore 3:1 në ndeshjen e parë në Strumicë.
Ky sukses i Shkëndijës, solli buzëqeshjen e duhur te pronari i kësaj skuadre, Lazim Destani, i cili si duket e kishte ndjerë këtë sukses, duke pasur parasysh se i buzëqeshur ishte nisur, ndërsa i tillë edhe u rikthye nga Helsinki.
Është kjo një arsye më shumë për të festuar gjithë ata tifoz të Shkëndijës, pasi me Destanin në krye dhe me Qaton si trajner, Shkëndija po frymon më ndryshe, dhe se tashmë njeriut më të merituar për këtë kthesë të madhe që bëri te skuadra tetovare, as që i shkon ndërmend për tu tërhequr nga kjo skuadër.