Analisti i referimit në “Radio Marca”, Pavel Fernandez, e ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën shihet se si babai i një futbollisti të moshave të reja, futet në fushë dhe godet me grusht arbitrin.
Përmes kësaj videoje, Fernandez ka kërkuar ndihmë për identifikimin e sulmuesit.
Ngjarja skandaloze ka ndodhur pas një ndeshjeje në mes të rinjve të Juventud Saluquena dhe CD Sanlucar.
Siç raportojnë mediat spanjolle, arbitri 22-vjeç, David Cervantes bashkë me ndihmësit e tij kanë qenë shënjestër e babait të “çmendur” edhe pasi të njëjtit ishin vendosur në dhomat e zhveshjes.
Sulmuesi ishte babai i njërit prej futbollistëve të ekipit mysafirë që e humbën këtë ndeshje me shifrat, 2:1.
Partido de Juveniles entre @juvesanluquena y @CDSanlucar.
El padre de un jugador y directivo de los visitantes ingresa al terreno de juego y le propina un puñetazo a uno de los árbitros.
Por favor, un retuit para que a este delincuente se le caiga la cara de vergüenza. pic.twitter.com/uBnPyH6G1V— Pável Fernández García (@pavelfernandez_) October 16, 2022