Trajneri Osmani flet për zhbllokimin e Stojanovskit në kampionat

Vlatko Stojanovski të shtunën kundër Rabotniçkit në Shkup realizoi golat e parë me fanellën e Shkëndijës në kampionat. Edhe pse i njëjti erdhi si një përforcim i madh te skuadra “kuqezi”, i njëjti nuk arriti të adaptohet aq shpejtë, ndërsa me ardhjen e Qatip Osmanit në krye, Stojanovski filloi të vie në shprehje, shkruan “infOSport.mk”.

I njëjti fillimisht shënoi në kuadër të Kupës kundër Skopjes në fillim të këtij muaji, ndërsa të dielën realizoi dy gola kundër Rabotniçkit, duke u zhbllokuar kështu edhe në ndeshjet kampionale. Meritor për këtë, pa dyshim se është edhe trajneri Osmani, i cili me Stojanovskin javëve të kaluara ka punuar edhe individualisht.

“Me Stojanovskin kam punuar edhe individualisht në aspekt psiqik dhe ai sot e tregoi me dy gola se Shkëndija duhet të llogarisë te ai. Ndoshta mund të bënte më mirë në dy situata kur ishim 11 me 11 në fushë. Si ekip edhe pse shënuam 4 gola, ndoshta duhej të kishim realizuar edhe më shumë dhe këto situata mendoj se duhet t’i përmirësojmë. Të koncetrohemi më shumë në këto situata për të bërë veprimin e duhur në momentin e duhur” – tha Qatip Osmani.

Nën drejtimin e strategut tetovar, Shkëndija ka regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime. (infSport.mk)

Leave a Reply