Pas dështimeve të Edi Rejës në dy sfidat e fundit me Kombëtaren shqiptare, një nga emrat që u përfol për ta zëvendësuar italianin, ishte dhe ai i Xhiani De Biazit, me të cilin Shqipëria kishte shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në një europian futbolli, siç ishte ai i vitit 2016-të.
Megjithatë, asgjë nga një rikthim i mundshëm i italianit, i cili ka vendosur që të rinovojë me Azerbajxhanin deri në nëntor të vitit 2023, kur edhe përfundojnë kualifikueset e “EURO 2024”.
Kjo gjë është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, duke i besuar italianit edhe një fushatë tjetër kualifikuese.
Ndërkohë, FSHF insiston që Edi Reja të vazhodojë deri në fund të kontratës.
Nga ana tjetër, mediet italiane janë të sigurta që ka pasur bisedime mes FSHF-së dhe Luigi Di Biaxhios, ish-lojtar i Interit dhe Romës, që ka drejtuar edhe Italinë për disa kohë, por më shumë Italinë U21.