Pas lajmit për dëmtimin e rëndë të Araujos me Uruguajin, por edhe të Zhil Olivie Kounde me Francën, vjen edhe konfirmimi për problemet fizike të dy futbollistëve holandez, Memfis Depaj dhe Frenki de Jong.
Të dy e kanë paguar shtrenjtë pjesëmarrjen me kombëtaren e Holandës, që fitoi 1:0 kundër Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Depaj, siç raportohet nga Barcelona, ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë, derisa De Jong ka një zgjatje në tendinës së këmbës së majtë.
Që të dy “tulipanët” kanë humbur vendin e titullarit këtë edicion te Barcelona. Sulmuesi ka marrë pjesë në vetëm tri ndeshje, duke luajtur në vetëm 131 minuta, ndërkohë mesfushori ka zbritur në fushë në tetë ndeshje, por në vetëm gjysmën e tyre ka luajtur që nga minuta e parë.