Një lajm i keq vjen nga Amerika. Boksieri amerikan Isiah Jones është vrarë nga vëllai i tij.
28 vjeçari, i cili kishte një karrierë të mirë në boks, por sipas mediave të huaja, Jones është vrarë nga vëllai pas një mosmarrëveshjeje.
Roshawn Jones, i cili ka punuar si trajner i Isiah, tha se boksieri kishte debatuar me vëllain e tij të hënën në mbrëmje përpara se të qëllohej në kokë.
Policia e Detroitit nuk e ka konfirmuar këtë informacion, por tha se një 28-vjeçar u vra pas një debati me një të afërm të hënën në mbrëmje.