Një nga ndeshjet e 1/8 së finales të parapara për tu zhvilluar me datë 5 tetor, është shtyrë dhe e njëjta do të luhet me datë 19 tetor, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për ndeshjen midis Pobedës dhe Makedonija GJ.P, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Prilep.
Skuadra fituese do të vazhdojë më tej, ndërsa në rast barazimi, skuadrat do të ju drejtohen penaltive.
E njëjta do të ndodh edhe me ndeshjet tjera, që në program janë me datë 5 tetor, e ku mejdanin do të ndajnë:
Struga Trim Lum – Rabotniçki,
Bregallnica – Pelisteri,
Vardari-Fortuna,
Ak.Pandev – Ljuboteni,
FC Shkupi-Voska Sport,
Shkëndija-Skopje.