Besa e Dobërdollit regjistroi fitore 3:2 ndaj Slloga Vinicës në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të, ndërsa fjalën kryesore në këtë fitore e pati Lavdrim Skenderi, që realizoi që të tre golat, njofton “infOSport.mk”.
Skenderi doli të jetë një enigmë e pazgjidhur për skuadrën nga Vinica, që pësoi disfatën e parë sezonale.
Për dallim nga Besa e Dobërdollit, skuadra tjetër shqiptare e KF Arsimit nga Çegrani, pësoi disfatë në transfertën në Radovish ndaj Detonit Plaçkovica me shifrat 3:1.
Vardari me përmbysje mundi Karaormanin në Strugë me rezultatin 2:1, ndërsa fitores iu gëzua edhe Pelisteri që në transfertë mundi Ohrid Lihnidos (0:1).
Vazhdon ecuria negative e Borecit, skuadër kjo që sot u mund nga Kozhuvi në Veles me rezultatin 2:0, Pehçeva në terren vendas barazoi pa gola ndaj Teteksit, ndërsa me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar u mbyll edhe takimi në Kamenicë midis Sasa-s dhe Bellasicës.
Pas 5 xhirove të para Voska Sport dhe Vardari kryesojnë renditjen me nga 13 pikë, duke lënë pas vetes Gostivarin me 11 pikë, derisa Detonit Plaçkovica dhe Pelisteri me nga 10 pikë të tubuara mbyllin TOP5-shin. (infOSport.mk)
LDFMV – Java 5 |
||||||||||||||||||||||||
|