Barcelona dhe Bajern Munih do të përballen mbrëmjen e sotme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Por këtë herë Levandovski do të mbajë veshur fanellën e “katalunasve” dhe jo atë të “bavarezëve”, me të cilët fitoi gjithçka.
Në të shkuarën polaku kishte një marrëdhënie mjaft të mirë me Tomas Mylerin, teksa kuptoheshin shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin si jashtë fushe, ashtu edhe brenda saj.
Në konferencën për shtyp përpara sfidës, Myler zbulon edhe batutën e Sadio Mane. Senegalezi ka këshilluar mesfushorin që të mos i pasojë gabimisht Levandovskit këtë herë.
“Sadio ka bërë shaka duke më thënë këto 10 ditët e fundit që të jem i kujdesshëm dhe të mos i pasoj aksidentalisht topin Levandovskit. Ne duhet të luajmë lojën tonë nesër dhe të mos përqendrohemi shumë te Leva”, – ka thënë Tomas Myler.