Sparta Praga në regjinë e futsalistëve kosovar, ka fituar derbin e kryeqytetit kundër Slavia Pragës në elitën e futsalit çek, njofton “infOSport.mk”.
4:2 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij super dueli, në të cilin për Sparta Pragën dy gola realizoi Drilon Maxharaj, ndërsa nga një gol tjetër shtuan Jeton Rukovci dhe Melos Kelmendi.
Përveç treshes golashënuese, pjesë e Sparta Pragës është edhe Azem Brahimi, ndërsa kjo skuadër tashmë disa vite me sukses udhëhiqet nga strategu kosovar, Beni Simitçiu.
Pikërisht ky i fundit ishte më i merituari për këto transferime të lojtarëve shqiptarë, të cilët besimin e dhënë po i’a kthejnë me gola dhe fitore të Sparta Pragës, skuadër kjo që pas 3 xhirove të para renditet në pozitën e tretë me 6 pikë, 3 më pak se dy skuadrat kryesuese Chrudim dhe SK Interobal Plzen, që kanë nga 9 pikë. (infOSport.mk)